Nga tribuna e festimeve te Partisë Demokratike, Arben Imami i është rikthyer mendimit të hedhur së fundi nga PD për zgjedhje të parakohshme. “Kur përdhosen zgjedhjet e lira, ka vetëm një zgjidhje. Dhe ajo është Partia Demokratike”, u shpreh Imami.
Një ndër themeluesit e kësaj partie, Arben Imami ishte i pari që doli në ditëlindjen e 25-të të PD-së, duke qenë se ishte njëkohësisht edhe njeriu që dha lajmin e krijimit të partisë, 25 vjet më parë.