TIRANË- Një nga personat e akuzuar për rekrutim të shqiptarëve në luftën për xhihad ka kërcënuar drejpërdrejt ministrin Tahiri sot nga salla e gjyqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Fadil Muslimani nga kafazi i hekurt tha: Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk ka arsye pse të frikësohet, por nëse ka bërë gjë kundër myslimanëve atëherë po që duhet të ketë frikë.
Akuza është bërë gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku gjykohen 9 persona, imamë dhe bashkëpunëtorë të akuzuar për rekrutimin e të rinjve shqiptarë për të luftuar në Siri. Seanca është zhvilluar nën masa të forta sigurie, me agjentë anti-terror dhe efektivë të policisë përreth gjykatës.
Fadil Muslimanni ndër të tjera gjatë fjalës së tij ka thënë: Rroftë Franca e Mason!