Kryesore

Ilir Meta: Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave!


               Publikuar në : 09:01 - 22/02/20 |
xhu lia

Presidenti Meta ka publikuar mëngjesin e sotëm një artikull ku thuhet se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave. Përveç artikullit, Meta ka bërë sërish thirrje që qytetarët të dalin në bulevard më 2 Mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

“Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin. Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!,”-ka përfunduar Meta./Opinion.al/

Pas