Pas urimit të Monika Kryemadhit në ditëlindjen e vajzës së saj të vogël Erës, ka ardhur edhe urimi i Ilir Metës. Presidenti i Republikës, ka postuar një foto shumë të ëmbël me Erën, teksa të dy janë në një ambient me borë, dhe me fjalë të thjeshta por shumë domethënëse, ka uruar të voglën e tij, në 13-vjetorin e saj.
“Sot është ditëlindja e Erës.
Fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë, jo vetëm për familjen por edhe për vendin. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të sigurtë, në një vënd që e duan dhe i do.” – shkruan Meta.