Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta i përgjigjet ambasadës amerikane

2019/07/01 at 10:58 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia dhunoi gazetarin, reagon Ilir Meta: Të ndëshkohen autorët

Ambasada e SHBA-së në Tiranë i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si të qeta dhe të rregullta. Në deklaratën e ambasadës thuhet gjithashtu se ata që nuk janë dakord me rezultatin e zgjedhjeve duhet të presin ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar.


Lidhur me këtë deklaratën, ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili ka ripostuar në “Facebook” një deklaratë të ish-ministrit Ylli Manjani.

Në këtë postim Manjani ka kundërshtuar deklaratën e ambasadës së SHBA, pasi sipas tij legjitimitetin e votimeve e gjykon Kolegji Zgjedhor dhe nuk mund të pritet ngritja e Gjykatë Kushtetuese. Sipas Manjanit mesazhi i ambasadës nuk ka vlerë për një kohë të gjatë.

Postimi i Ylli Manjanit

Shumë faleminderit ambasadës se USA për deklaratën mbi votimet një partiake.

Si gjithmonë edhe këtë herë, nuk ngurroi tja fuste kot!

Po kot fare!

Se si do ti gjykojë Gjykata Kushtetuese legjitimitetin e këtyre votimeve një dreq e di!

Nuk po them se kur do të mund të gjykonte se kjo dihet që ska për të ndodhur shpejt. Nuk e di a e di Ambasada që nuk ka ende gjykatë në këmbë dhe sikur nesër të fillojë puna për ringritjen e saj do të duhen të paktën 2 muaj, për të bërë një gjysëm gjykate.

Se gjykata e plotë nuk bëhet dot pa u ngritur më parë gjykata e Lartë.

Pastaj, një dreq e di sa muaj do të duhen për të shqyrtuar një padi eventuale, padi të cilën vetëm po e paraqiti prap Idajet Beqiri se ska kush tjetër. Opozita është përjashtuar me vendim kolegji nga këto zgjedhje.

Le pastaj që legjitimitetin e votimeve, ka kohë që nuk e shqyrton Gjykata Kushtetuese, që pas ndryshimeve të vitit 2003 në Kodin Zgjedhor.

Legjitimitetin e votimeve e gjykon Kolegji Zgjedhor, në terma shumë strikte ligjore dhe përsëri me ndonjë padi të zotit Idajet.

Të vetmen gjë që mund të gjykojë gjykata Kushtetuese, pas ngritjes së saj,qoftë dhe gjysmake janë dekretet e Presidentit. Gjykimi mbi këto dekrete do të fokusohet strikt në nevojën për ti dhënë një interpretim përfundimtar me efekt në të ardhmen dhe jo me efekte për këto votimet e partisë shtet.

Edhe këtë gjykim do të mund ta bënte nëse Edi Rama çon deri në fund marrëzinë e shkarkimit të Presidentit. Pra do jetë një gjykim indirekt.

Ndërkohë, deri sa të ndodhin këto gjëra Edi Rama ka konsumuar plotesisht rrëmbimin e pushtetit lokal pa vota.

Kështu që mesazhi i ambasadës nuk ka vlerë as deri nesër në mëngjes, jo më për kohë më të gjatë.

Nëse janë të gënjyer nga pushteti monist se do ju krijojë gjykatën, nuk mund të gënjehemi dot ne që jemi përfitues direkt prej asaj gjykate. Gjykatë e cila NUK DUHEJ MBYLLUR PËR ASNJË MINUTË!

Ndaj duke i falenderuar pa masë, i lutem që të paktën të mos tallen me ne!

Boll më!

P.S. nuk po ndalem fare tek vlerësimi tepër i lartë, që Ambasada i bën numërimit të votave ku po bëhet kërdia duke vjedhur!!!!

Dhe meqë ra fjala ODIHR nuk kishte ende informacion për këtë çështje…/ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Para
Mark Marku përplaset me Cakajn: S’ke turp… mos më ngre nervat!

Mark Marku përplaset me Cakajn: S’ke turp... mos më ngre nervat!

Mark Marku: Mos paguani taksat! Gent Cakaj: Turpërohem edhe…

Mark Marku: Mos paguani taksat! Gent Cakaj: Turpërohem edhe...

“Nëse bën marrëveshje, molotovët mund të hidhen tek shtëpia e Bashës”

“Nëse bën marrëveshje, molotovët mund të hidhen tek shtëpia e Bashës”
















TE FUNDIT

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com