Partia Lëvizja Socialiste për Integrim nuk doli mirë në këto zgjedhje as në zonën që njihet si bastion i saj, vendlindjen e Ilir Metës, Skrapari. Nga të dhënat e KQZ shohim se në qarkun e Beratit ku përfshihet edhe Skrapari, LSI ka marrë vetëm dy mandate, duke mbetur jashtë parlamentit një nga figurat kryesore Erisa Xhixho (e treta në listë).
Por, duke i analizuar votat sipas qyteteve të këtij qarku shihet se goditjen ia ka dhënë Poliçani. Pra, Meta ka arritur të marrë votat në Corovodë (qendra e Skraparit) por jo në qytetin e dytë që është Poliçani. Edhe në këtë qytet si në shumicën e Shqipërisë votat kanë shkuar për Edi Ramën. Diferenca eshte 587 vota plus për PS-në
*bashkengjitur te dhenat e KQZ
- Policani PS 4322 vota, LSI 1337
- Skrapari PS 2937 vota, LSI 4335
2. Skrapari