Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Meta: Çfarë thoshte Rama kur u zgjodha president

2019/06/16 at 9:35 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pakti Rama- Meta për kreun e SHISH, a kishte prapaskena takimi 30 minutësh?

Gjatë një interviste për televizionin “Al Jazeera”, presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri.


Teksa u është përgjigjur pyetjeve ne lidhje me vendimin e tij për anulimin e 30 qershorit si dhe mënyrën se si ai mund të shkarkohet, Meta është pyetur dhe për akuzat e Ramës për njëanshmëri.

Ndërkohë, në lidhje më këtë pyetje Meta ka kujtuar se Rama shprehej në momentin kur ai u zgjodh president.

Sipas Metës, kryeministri ishte shprehur se nuk mund tq gjente person tjetër më të mirë se s ai për të garantuar të drejtat e opozitës.

Në mbyllje të përgjigjes Meta është shprehur se shpreson që qeveria dhe kryeministri të reflektojnë për të mirën e Shqipërisë.

Gazetari: Të kthehem pak të situata politike, që ju e cilësuat si pengesa kryesore. Polarizimi është ekstrem, situata shumë konfrontues edhe duket se edhe ju jeni përfshirë tashmë në këtë vorbull. Ndërsa ju prisni që këto zhvillime të fuqishme politike të shpëtonin sistemin, sistemi duket se ju ka thithur. Kryeministri Rama vuri në dyshim neutralitetin tuaj gjatë fjalës së tij në Parlament të enjten dhe tha se ju i keni dhënë fund të drejtës për të qëndruar në zyrën e Presidentit të Republikës, sepse ju jeni bërë të njëanshëm në postin tuaj, duke mbështetur qëndrimin e opozitës dhe keni kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Qëndrimi i qeverisëështë në krahun e kundërt. A druheni se do të humbisni të paktën imazhin e neutralitetit tuaj nëshoqëri dhe në opinionin publik?

Presidenti Meta:Jo, unë jam i sigurt se vendimi im gëzon një mbështetje mjaft të madhe në shoqërinë shqiptare dhe opinionin publik, sepse çdo familje shqiptare ishte nën trysni nga kjo situatë konfrontuese dhe njerëzit në përgjithësi nuk dëshironin të shikonin e të ishin dëshmitarë të këtyre lloj zgjedhjeve. Por dua t’ju bëj me dije se zoti Rama nuk ka arsye për të qenë i zhgënjyer me mua, sepse një nga argumentet e tij më të forta kur më propozoi për President i Republikës, – asokohe ishim edhe partnerë në koalicionin qeverisës, – ishte se ai nuk mund të gjente dikë tjetër më të mirë që do të garantonte të drejtat e opozitës se sa zoti Meta. Dhe duke marrë një vendim të tillë, unë nuk po përpiqem të mbaj anën e partive opozitare, por jam gjithashtu i detyruar të garantoj të drejtat e opozitës në Shqipëri, sepse ky është një parakusht për të garantuar pluralizmin politik, mbi të cilin është ndërtuar i gjithë sistemi kushtetues i vendit. Gjithashtu, pluralizmi politik është i garantuar vetëm nga zgjedhje të lira e të ndershme sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Dhe është shumë e rëndësishme gjithmonë t’i kujtojmë edhe Kryeministrit se qeveria ka përgjegjësi më të mëdha, sepse ka përgjegjësi për të gjithë vendin dhe gjithashtu për të gjithë qytetarët e këtij vendi, të cilët janë taksapagues dhe kontribuojnë në buxhetin që menaxhohet nga kjo qeveri. Thënë kjo, shpresoj se qeveria dhe Kryeministri do të reflektojnë në mënyrë konstruktive në ditët në vazhdim dhe do t’i shërbejnë interesit më të mirë të vendit./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Para
SHBA, rritet numri i azilkërkuesve të kthyer në Meksikë

SHBA, rritet numri i azilkërkuesve të kthyer në Meksikë

Çfarë nuk priste Rama nga Samiti i Berlinit?

Negociatat, Rama: Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë

Rama: Ndryshimi i datës së zgjedhjeve do të minonte demokracinë

Rama: Ndryshimi i datës së zgjedhjeve do të minonte demokracinë
















TE FUNDIT

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
9 Shkurt, 2026

Shërbimi i inteligjencës i Rusisë ka deklaruar se tentativa për vrasjen e gjeneralit Vladimir Alekseyev të premten u urdhërua nga Shërbimi i Sigurisë...

Lexo më shumë

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
9 Shkurt, 2026

Tre persona, përfshirë një nënë dhe djalin e saj 10-vjeçar, u vranë si pasojë e sulmeve ruse me dronë gjatë...

Lexo më shumë

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
9 Shkurt, 2026

Elon Musk beson se mënyra më e mirë për të zgjidhur vështirësitë e ndërtimit të qendrave të të dhënave të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
9 Shkurt, 2026

Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com