Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja propozoi sot në Kuvend që aksesi në internet të jetë një e drejtë universale e qytetarëve shqiptarë.
Ai vlerësoi punën e bërë nga qeveria për dixhitalizimin e shërbimeve dhe tha se kjo ishte një nga nismat që kishte ndihmuar më shumë në këtë periudhë krize. Megjtihatë Beqja tha se është evidentuar problemi se jo të gjithë kanë mundësi të kenë akses në internet.
Për këtë arsye ai propozoi që familjeve që janë në nevojë ti jepet edhe një ndihmë shtesë për të paguar tarifën mujore të internetit si dhe ti jepet falas një pasjisje nga ku mund të përdorin shërbimet, smartphone ose tablet.
“Sugjerimi im është brenda të gjithë prioriteteve të vëmë edhe një tjetër. Universalitetin në teknologjinë e informacionit. Çdo familje të varfër siç i japim japim kompensim faturë energjie ti garantojmë X milek në muaj akses në internet. Dhe siç iu dha familjeve të varfra dekoderi për sinjalin publik të TVSH, tu japim edhe smartphon-in apo tabletin”, u shpreh Beqaj. Sugjerimi im është brenda të gjithë prioriteteve të vëmë edhe një tjetër. Universalitetin në teknologjinë e informacionit. Çdo familje të varfër siç i japim japim kompensim faturë energjie ti garantojmë X milek në muaj akses në internet. Dhe siç iu dha familjeve të varfra dekoderi për sinjalin publik të TVSH, tu japim edhe smartphon-in apo tabletin”, u shpreh Beqja. /Opinion.al