Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Beqaj: Sterilizimi solli ndryshim në kirurgji, zbatimi i kontratës i suksesshëm

2023/08/20 at 11:03 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ilir Beqaj: Sterilizimi solli ndryshim në kirurgji, zbatimi i kontratës i suksesshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me çështjen e koncensionit të sterilizimit.


Herimet mbi këtë çështje kanë çuar në pranga deri tani biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, dhe 6 zyrtarë të tjerë në arrest shtëpie e detyrim paraqitje.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Beqaj thotë se ishte e nevojshme krijimi i një operatori të vetëm për të bërë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pasi centrali i sterilizimit në QSUT nuk mbulonte nevojat për të gjitha spitalet në vend.

Sipas Beqajt, kontrata i kërkon një operatori privat që për të gjithë sallat operatore në Shqipëri ku shërbejnë çdo ditë rreth 430 kirurgë të ofrohet për çdo ndërhyrje kirurgjikale një set instrumentesh kirurgjikalë i personalizuar sipas asaj klase dhe tipi ndërhyrje kirurgjikale sterile.

Ai shton se zbatimi i kontratës ka qenë i sukseshëm në vite dhe ka sjellë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeksioni spitalor.

Sa i përket njohjes së tij me biznesmenët Ilir Rrapaj dhe Umbro Staccini, ish-ministri i Shëndetësisë thotë se i ka njohur pasi mori detyrën si ministër.

REAGIMI NË FACEBOOK I ISH-MINISTRIT TË SHËNDETËSISË ILIR BEQAJ:

Prej disa ditësh opinioni publik e ka vëmendjen kryesore te e ashtuquajtura afere e “sterilizimit”.

Duke qënë se çështja është ende në hetim e gjykim nuk e parë të udhës të shprehem publikisht. Aq më tepër që kam marrë vesh nga media që gjyqtari ka kërkuar që të hetohem edhe unë. Por për çfarë po i oforhet publikut ndjej se duhet informoj për disa gjëra që në fakt janë përsëritje të atyre gjërave që kam thënë në publik në vite.

Nuk është fjala për një koncesion. Nuk është një drejtë apo e mirë publike që iu dha një privati për ta shfrytëzuar për të bërë biznes për qëlllime të tij.

Eshtë një patneritet publik – privat ku një operator privat (në këtë rast një bashkim operatorësh privatë) kontrakohet që të ofrojë një shërbim që shteti duhet ta kryejë për qytetarët e vet.

Kontrata nuk përbën thjesht dhe vetëm vënine në punë të një centrali sterilizimi në QSUT.

Kontrata i kërkon një operatori privat që për të gjithë sallat operatore në Shqipëri ku shërbejnë çdo ditë rreth 430 kirurgë të ofrohet për çdo ndërhyrje kirurgjikale një set instrumentesh kirurgjikalë i personalizuar sipas asaj klase dhe tipi ndërhyrje kirurgjikale STERILË, një set me veshje njëpërdorimësh të tipit TNT për shtratin operator dhe trupën mjekësore, dezisfektimi i sallës së operacionit dhe trajtimi i mbetjeve të rrezikshme që krijohen nga veshjet që përdoren dhe përpunimi i tyre në mbetje urbane të parrezikshme. I janë dhënë një operatori të vetëm për të patur vetëm një PËREGJEGJËS për rrezikun e infeksionit spitalor.

Zbatimi i sukseshëm i kësaj kontrate në vite ka sjellë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeskioni spitalor dhe të ulet me të paktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital.

Nuk është vetëm centrali i QSUT-së, por një rrjet centralesh që ka atë të QSUT-së si primar.

Kontrata ka furnzuar të gjithë kirurgjinë shqiptare me më shumë se 100 mijë instrumenta kirugjikalë të rinj e modernë.

Në shtator 2013 kur unë kam marrë detyrën e Ministrit, vendimi që sterilizimi në QSUT do të kryhej jashtë sallave të operacionit ishte marrë prej vitesh. Në spitalin e ri të ndërtuar në 2009 me konsulence të marrë nëpërmjet Bankës së Këshillit të Europës ishte lënë në katet nëntokë një mjedis për të instaluar një central, ndërsa po prej disa vitesh ishte blerë një central. Nuk ishte inaguruar sepse të inagurohet do të thotë të fillojë punë. Nuk ishte vënë ndonjë herë në punë dhe në shtator 2013 pajisjet kishin dalë edhe nga periudha e garancisë.

Për zbatimin e kontratës kontraktori ka të punësuar rreth 250 vetë nga të cilat në centralin e QSUT-së janë vetëm 30 vetë. Kjo dëshmon se kontrata merr përsipër shumë më tepër sesa vënia në punë e centralit. Por përveç vënies në punë të centralit, nuk ishte parashikuar se si do të shkonin instrumenta sterilë nga godina e centralit në kirurgjinë pedriatrike, në neurokirurgji, kardiokirurgji, në kirurgjinë onokologjike etj. Për atje kalohet nga ambjentet e jashtme QSUT. Kush do i transportonte dhe me se do i transportonte pa cënuar sterilitetin e instrumentave kirurgjikalë. Kush do I kthente përsëri në central për sterilizuar t’i rishtaz.

Meqënëse se po thuhet se centrali i sterilizimit i QSUT i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentat e sterlizuar për tek spitali i Traumës, tek seciili nga dy maternitetet, tek spitali Shefqet Ndroqi. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përsëri në central për t’u sterilizuar rishtaz. Nga zbatimi i kontratës rezulton se vetëm në QSUT Vetëm në QSUT, përdoren 935 kontenierë për instrumenta, 22 tavolina lëvizëse dhe 80 dollapë për depozitimin e kontenierëve të set-eve pranë depozitave të çdo salle operatore. Në të gjithë vendin janë 3500 kontenierë instrumentash, 53 tavolina lëvizëse dhe 190 dollapë.

Meqënëse se po thuhet se centrali i sterlizimit i plotëson të gjitha nevojat e Shqipërisë, kush dhe me se do i transportonte instrumentat e sterlizuar për tek spitali i Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Sarandës, Vlorës, Elbasanit etj, etj. Kush do i sillte dhe me se do i sillte përqëri në central për t’u sterilizuar rishtaz.

Kush do i përballonte shpenzimet e këtij sterilizimi dhe transporti? QSUT për të gjithë Shqipërinë? Sa duhet të paguanin spitalet e tjera për këtë shërbim? Spitalet në Shqipëri nuk janë realtete ekonomikë që ofrojnë shërbime për spitale të tjerë.

Prandaj ishte e nevojshme një Operator i vetëm.

Në vitin 2014 nuk i kishim as dijet, as njohuritë dhe as paratë për ta bërë vetëm një sipërmarrje të tillë. Në vitin 2014 qëllimi kryesor ishte ndalimi i rrënimit të asaj çfarë gjetëm dhe shlyrja e 40 milionë USD borxhe të trashëguara nga qeverisja e mëparshme.

Siç e thashë edhe më lart, janë të punësuar rreth 250 vetë. Vetëm shpenzimet e shërbimit të tyre kushtojnë rreth 250 milionë lekë në vit. Dhe nëse shërbehen rreth 60 mijë operacione në vit, rezulton që vetëm shpenzime personeli për një ndërhyrje kirurgjikale janë rreth 4 mijë lek.

Megjithatë më mirë se vetë mjekët askush nuk e kupton çfarë ndryshimi ka sjellë ky shërbim në kirurgjinë shqiptare.

Në vijim janë dëshmitë e disa mjekëve të nderuar e të respektuar. I kërkoj ndjesë që po i përdor pa lejen e tyre por gjenden lirshëm nëse kërkon në Google. Po i ripostoj në vijim të këtij shënimi.

Dhe së fundmi dicka lidhur me udhëtimet e mija jashtë shtetit me “miqtë” e mi Umbro Staccini e Ilir Rrapaj. I njoh të dy. I kam njohur pasi jam bërë ministër dhe në zbatim të detyrës sime si ministër. Nuk kam zhvilluar ndonjë miqësi të veçantë. Gjatë kohës si ministër kam takuar e jam njohur me siparmarrës të ndryshëm, të huaj dhe shqiptarë, dhe për nevoja pune kam fimosur kontrata me ta.

Të udhëtosh Tiranë – Romë apo Romë – Tiranë si dhe Tiranë – Vjenë apo Vjenë Tiranë është gjëja më normale nëse do të udhëtosh nga Tirana për në Europë apo për në botë. Këto janë rrugët ajrore të Shqipërisë (në atë kohë nuk ishte Ëizzair). Mund të qëlloj që në ato fluturime të jenë miq, shokë, kontraktorë, bashkëpunëtorë etj. Vetëm pse je në atë fluturim kjo nuk besoj se është indicia për fajësi.

Në shtator 2016 është e vërtetë se kam udhëtuar për në Vjenë. Sipas hetimit paska qënë edhe Admir Daca. Mundet. E kam njohur vetëm ditën që kam firmosur kontratën. Unë vetë kam fluturar për në Vjenë për një vizitë pune në ANEA (Agjencia e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara). Bëni një kërkim “Ilir Beqaj në ANEA” në Google dhe ju del lajmi i asaj vizite. Pse kam qënë dhe me kë kam qënë. Por po e ripostoj.

Në maj 2017 nuk kam udhëtuar jashtë shtetit sepse kam qënë në qarkun e Dibrës në fushatë elektorale.

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Para
Operacioni “Flakë në Det”/  Dyshime se nga Laguna e Patokut u nisën mbi 1 ton kanabis

Operacioni “Flakë në Det”/ Dyshime se nga Laguna e Patokut u nisën mbi 1 ton kanabis

7000 efektivë policie dhe 90 dronë/ Në Krujë, Shkodër, Lezhë dhe Tropojë u asgjesuan…

7000 efektivë policie dhe 90 dronë/ Në Krujë, Shkodër, Lezhë dhe Tropojë u asgjesuan...

Balla: Kultivimi i paligjshëm i kanabisit, burim financash për organizatat kriminale

Balla: Kultivimi i paligjshëm i kanabisit, burim financash për organizatat kriminale
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}