Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotme në ambientet e prokurorisë së Posaçme.
Beqaj arriti në ambientet e SPAK rreth orës 09:00.
Mësohet se ish-ministri është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.
Kujtojmë se Beqaj është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” pasi akuzohet për veprën shpërdorim detyre.