Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Beqaj i përgjigjet me ironi kritikave të mjekut Tritan Kalo

2020/05/02 at 7:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ilir Beqaj i përgjigjet me ironi kritikave të mjekut Tritan Kalo

Propozimi i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për uljen e rrogave të punonjësve të administratës dhe pensioneve hapi një debat të gjerë ku pati edhe shumë kritika. Ndër kritikat publike të para ishte dhe ajo e mjekut të njohur infeksionist, Tritan Kalo.

“Krizën do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….dakord, po fitimet tuaja si politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave, privatizimeve klienteliste, etj., të 30 këtyre viteve demokraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..apo lopa do të vijoj të mbetemi ne taksapaguesit, “il poppolo albanese”, ndërsa qumështi do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga ju….no ëay….sa mirë na zhytët në qorrsokaket e demon-kracisë “made in albania” me yshtjen tuaj “bashkëfajtorë, bashkëvuajtës”, tani duhet ju së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që ju keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…hapini sytë e mëndjes ju bashkëkombas…..quoa vadis Shqipëria ime!!!” shkroi mjeku Kalo në Facebook.

Beqaj është përgjigjur sot në një intervistë televizive duke thënë se habitet se si një mjek, që është në vijën e parë të betejës, gjen kohë të shkruajë e komentojë për propozimin e tij.

“Ai ka reaguar i pari, dhe mesa kam parë tekstin më rezulton që ai e ka lexuar. Por përsëri nuk ka arritur të kuptojë thelbin e kërkesës time të përdorimit të parave publike me standard të njëjtë. Nga ana tjetër habitem se si mjeku që ju thoni gjen kohë të lexojë, të shkruajë, të dalë nëpër studio, ndërkohë që është atje në vijën e parë të frontit. Kjo më habit. Po ta shikosh me kujdes shkrimin, them përjashtuar ata që janë në vijën e frontit. Për cfarë është ndjerë i prekur? Nëse e ka lexuar të bardhe mbi të zezë? Vetë ai nëse e ndjen veten në vijën e parë të frontit, të paktën individualisht nuk prekej” deklaroi Beqaj.

Ai shtoi më tej se nuk ndihej i prekur nga akuzat e mjekut dhe se ato nuk i shërbejnë të ardhmes së vendit pasi ulin besimin në politikë. Sipas Beqajt kriza aktuale është e rëndë edhe sa i përket mendimeve pasi askush sipas tij nuk po jep propozime si duhet vijuar.

“Aty kishte akuza për politikanët për 30 vjet. Nuk ndihem i prekur se e di që nuk janë të vërteta. As për mua as për shumicën e bashkëpunëtorëve të mi. Ajo që më shqetëson është bërja pis e figurës së politikanit që unë mendoj, nuk i shërben mirë të ardhmes së vendit edhe nëse unë nesër të mos jem fare në politikë. Sepse kushdo i ri apo e re që mund të mendojë të futet në politikë, mund të ndjehet i tërhequr, sepse thotë si mund të bëhem pis. Dhe kjo nga ana tjetër e ul edhe besimin e figurës së politikanëve në shoqëri. Ndërkohë që duam apo s’duam shoqëria jonë është e ndërtuar edhe me politikën. Dhe në këtë ditë të gjithë njerëzit e duan zgjidhjen nga kryeministri. Kriza është shumë e rëndë. Do të zgjasë, është botërore dhe është botërisht edhe krizë mendimi, sepse askush s’po merr përsipër t’i japë asnjë lloj propozimi si duhet të shkohet.”, tha Beqaj. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
Rajoni

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

12 Korrik, 2025 6:31 pm
Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak
Bota

Rusi/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

12 Korrik, 2025 4:31 pm
Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët
Kronikë

Përplasen dy automjete në Bulqizë, plagosen shoferët

12 Korrik, 2025 4:27 pm
Para
PD denoncon tentativën për blerje vote në Dibër nga Ilir Beqaj

Beqaj i qëndron idesë së tij për shkurtimin e pagave të mësuesve

Përmirësohet situata në Itali, rënie drastike e numrit të viktimave

Ulen rastet e reja në Itali por rriten papritur viktimat

Një lama të ketë çelësin për të mundur koronavirusin

Një lama të ketë çelësin për të mundur koronavirusin

TE FUNDIT

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
12 Korrik, 2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt...

Lexo më shumë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
12 Korrik, 2025

Shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh, duke lënë pas dëme të...

Lexo më shumë

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
12 Korrik, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duket i gëzuar dhe i buzëqeshur teksa ka vizituar udhëheqësin e Koresë së Veriut,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com