Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ilir Beqaj flet për ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve

2020/09/08 at 2:10 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ilir Beqaj flet për ndryshime në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve

Kryeministri Rama emëroi javën e shkuar ish-ministrin Ilir Beqaj, drejtues politik të Shkodrës. Sot Beqaj zhvilloi një takim me strukturat e PS së rrethit.


“Mbledhja e parë është formale, prezantuese edhe pse njihem prej vitesh. Për mua është privilegj që kthehem në Shkodër. Fillimisht puna jonë do përqendrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare. Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë. Zgjedhjet lokale janë çështje që i di Presidenti, po zgjedhjet një ditë do të bëhen. Sigurisht që jam i vetëdijshëm për problemet e partisë dhe drejtorëve. Drejtorët nuk janë një punë e imja por do shohim se si kanë punuar sepse kur vjen puna për legalizime ose funksione të tjera nuk ka të majtë e te djathte. E kam pranuar me dëshirë propozimin e kryeministrit sepse në Shkodër e kam filluar politikën aktive. Në marrëdhëniet me kryeministrin kam një marrëdhënie sy më sy që zgjat shumë pak vendimmarrja”, tha Beqaj.

Beqaj tha se ndryshimet në qeveri 7 muaj para zgjedhjeve nuk janë të lehta për t’u bërë por nuk i përjashtoi si mundësi duke iu referuar të shkuarës.

“Prej kohësh kemi rënë dakord që në PS është ekskluzive e kryeministrit, ndryshime 7 muaj para zgjedhjeve nuk janë të lehta se krijojnë një boshllëk në dikaster, por ne kemi pasur edhe raste që i kemi ndryshuar para 3 muajsh, Por i takon kryeministrit”, tha ai.

Sa për problemet e PS në Shkodër, Beqaj nuk ia faturoi Ditmir Bushatit. Ai tha se “Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS, Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS këtu”.

Ish-ministri i Shëndetësisë foli dhe për çështjen e drejtorive të zhvendosura nga Shkodra në Lezhë për të cilat ka patur pakënaqësi të mëdha.

“Besoj se kjo është një temë e gjatë dhe do të dojë më shumë kohë për të kuptuar konceptin e rajoneve. Duhet të jemi të vetëdijshëm që pasi krijohen drejtoritë e rajoneve që kanë tre qarqe nuk është normale që të gjitha drejtoritë të jenë në një qark edhe pse Shkodra ka rrezatuar në gjithë Shqipërinë. Nëse vendosim peshore farmacie se a duhet të jetë arsimi apo ndonjë tjetër është një çështje tjetër. Opinioni shkodran është i ngarkuar me këtë gjë dhe duhet të punojmë shumë më tepër. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo edhe shërbime të tjera të mos krijojnë barriera për qytetaret”,- u shpreh Beqaj.

Sa për kandidatet për deputet në Shkodër, drejtuesi politik i qarkut tha se do të merret me të gjithë.

“Në ketë fazë jemi shpejt për të kaluar tek kandidaturat. Kemi një ndryshim me opozitën sepse bërthamën e parë e kemi nga deputetët ekzistues. Duhet të shohim se cila pjesë e listës do jetë e hapur dhe cila jo”.



Ju sugjerojmë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë
Kronikë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë

14 Nëntor, 2025 9:39 am
Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025 9:02 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

14 Nëntor, 2025 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 14 nëntor 2025

14 Nëntor, 2025 8:01 am
Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
Sport

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

13 Nëntor, 2025 11:44 pm
Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit
Kryesore

Shqipëria mposht Andorrën, Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit

13 Nëntor, 2025 10:36 pm
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Kryesore

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Kryesore

Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola

13 Nëntor, 2025 9:35 pm
Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit
Kronikë

Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

13 Nëntor, 2025 9:15 pm
Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës
Kryesore

Publikohet formacioni zyrtar, Sylvinho me “tredhëmbësh” për 3 pikët ndaj Andorrës

13 Nëntor, 2025 7:41 pm
Para
“Sezoni i gripit” fillon zyrtarisht në Shqipëri, vjet u mori jetën 16 personave

Vaksina italiane kundër Covid-19 nis të testohet në spitalin e Veronas

Një nga organizatoret e protestave në Bjellorusi raportohet e arrestuar

Një nga organizatoret e protestave në Bjellorusi raportohet e arrestuar

COVID-19 në Kosovë, 6 viktima dhe 213 raste të reja

Pandemia në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit
















TE FUNDIT

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë
14 Nëntor, 2025

Në vijim të hetimeve dhe kontrolleve për ngjarjen e rëndë pranë Rinasit, policia ka zbuluar një arsenal armësh në një...

Lexo më shumë

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
14 Nëntor, 2025

Eksplorimi i botës shpesh na çon në destinacione të njohura, por ekziston një univers i tërë vendesh sekrete që presin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
14 Nëntor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 14 nëntor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
14 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet e vështira do t’ju godasin rëndë në një nivel personal. Mund të përpiqeni ta bindni veten të mos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com