Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ku kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve.
ILD i ka propozuar ministres Gjonaj që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat që aspiron për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, të ulët në 7 vite, sepse nënvizohet që kriteret aktuale nuk i plotëson askush.
“Gjatë punës 10 mujore janë evidentuar disa problematika, ku njëra prej tyre lidhet me garantimin e funksionimit të ILD duke plotësuar vakancat për inspektorë, po ashtu kërkohet trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jo magjistratë si dhe rregullim i marrëdhënies së ILD-së dhe inspektorëve gjatë fazës së verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor dhe inspektimit”,- thuhet në letrën e ILD.
Një inspektor për të qenë pjesë e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë duhet të plotësojë kushtet njësoj si për Gjykatën e Lartë.
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë duhet të ketë 24 inspektorë, ndërkohë që aktualisht ka vetëm një./Opinion.al