Policia Kufitare në Portin e Vlorës ka parandaluar një rast të kontrabandës së ilaçeve, pas kontrollit të një autobusi që vinte nga Italia.
Autoritetet njoftojnë se janë sekuestruar 209 pako medikamentesh të markave të ndryshme, të cilat u gjetën në pjesën fundore të kabinës së autobuzit, ndërsa janë proceduar penalisht dy shoferë.
“Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasit A. M. dhe M. P., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al