Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendos të lirojë nga burgu admnistratorin e kompanisë “Omega Pharma”, Fatos Çausholli.
Atij i është caktuar masa e detyrimit për tu paraqitur në prokurori.
Çausholli u arrestua nga policia 2 ditë më parë pasi akuzohet për shmangie të detyrimeve doganore në vlerën e 40 milionë lekëve. Për të realizuar mosdeklarimin, ai ishte ndihmuar nga agjenti doganor, Merlind Berberi i cili u arrestua sëbashku me të dhe akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës.”