Vetëm pak ka zgjatur liria e Kristjan Medollit, të ndaluarit që u arratis nga salla ku po zhvillohej seanca për masën e tij të sigurisë. Policia njofton se ai u kap në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës.
Pas arratisjes së tij u ngritën postblloqr në aksin nacional Korçë-Pogradec. Megjithatë i riu ishte fshehur në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit, i futur nëpër ferra e shkurre.
“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së sotme, i cili bënte fjalë për largimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e shtetasit K. M., (i arrestuar më parë për vjedhje) ju informojmë se falë veprimeve të shpejta, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës dhe shoqërimi i tij, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.