TIRANE- Mesila Doda është nga sot zyrtarisht pjesë e grupit parlamentar të PDIU. Znj. Doda u largua nga PD, pak muaj më parë dhe është parë gjithnjë në krahun politik të Shpëtim Idrizit, por nga sot ajo është zyrtarisht deputete dhe anëtare e partisë së çamëve.
Përpos bindjes politike mesa duket Mesilën e lidh me çamët edhe prejardhja e të shoqit, Enkel Demit i cili vjen nga Çamëria. Ka qenë Shptëim Idrizi ai që e deklaroi sot publikisht në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU, se znj. Doda është pjesë e kësaj partie, duke e cilësuar atë si mbështetëse të fortë të kauzës së tyre. /Opinion.al