Në Parlament sot nuk ka qetësi. Thirrjet e Opozitës kanë pushtuar sallën, teksa Ruçi tenton të drejtojë seancën. Nga ana tjetër kryeministri Edia Rama nuk ka shumë për të thënë. Ai ka ndjekur në heshtje zhvillimet e sotme, ndërsa pak momente më parë ka lënë sallën e Kuvendit, teksa Monika Kryemadhi i bashkohet protestës së Opozitës.
Teksa Rama lë sallën, Opozita fillon të thërrasë “iku, iku” duke harruar për pak çaste fjalët hit të ditës së sotme, “kriminel, hajdut”. Në këto momente është kërkuar 20 minuta pushim ndërsa pritet të vijojë seanca.