Aktualitet

IKMT: Sa objekte janë prishur në bregdet, pastrimi me mjetet e ushtrisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 11/06/21 |
Opi Nion

Prej disa javësh ka nisur në vendin tonë operacioni “Bregdeti ynë” për prishjen e objekteve pa leje përgjatë vijës bregdetare.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë bilancin e punës së deritanishme. IKMT bën me dije se në Velipojë janë prishur 10 objekte, ndërsa në Ksamil 18. Sakaq, ka nisur edhe pastrimi i inerteve me mjetet e IKMT dhe ushtrisë.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme. Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera. Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve. Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët. (Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët),” thuhet në njoftimin e IKM./Opinion.al

Pas