TIRANË- Afro 1000 shkolla në fshatrat tashmë të braktisura do të mbyllen. Faktet tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të ikin nga vendbanimet e tyre në fshatra apo qytete të vogla drejt zonave urbane por edhe drejt emigracionit. Të dhënat janë zyrtare të publikuara nga Ministrja e Arsimit.
Lindita Nikolla tha se në gjithë vendin janë 987 shkolla të arsimit 9-vjeçar që kanë 30 nxënës. Duhen grupuar nxënësit tha ajo se pse është e pamundur të shpenzohen para për paga apo transport për një numër pak të vogël nxënësish. “Këto shkolla duhe të grupohen në bazë të afërsive”, tha ajo.