Kryesore

Ikin dhe zadrimorët, mbyllen 9 shkolla në fshatrat e Lezhës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 12/09/18 |
b.f

Shkollat 9-vjeçare të 9 fshatrave të Lezhës do të mbyllin dyert këtë viti shkollor, ndërsa nxënësit e tyre do të transferohen në shkollat më të afërta. Nga levizja e popullsisë, migrimi dhe emigrimi, Zadrima është zona më e prekur pasi 6 shkolla në 6 fshatrat e saj nuk do të presin fëmijë në klasat e tyre këtë vit shkollor.

Ndonesë janë zona fushore dhe pranë Lezhës, kjo nuk e ka penguar migrimin dhe emigrimin e zadrimorëve duke bërë që të ulet ndjeshëm numri i fëmijëve që ndjekin ciklin fillor dhe atë 9 vjeçare. Disa prej shkollave që do të mbyllen janë rikonstrukuar në vitet e fundit dhe janë në gjendje shumë optimale, por mungojnë nxënësit. Në njoftimin e Drejtorisë së Arsimit bëhet e ditur se për të gjithë nxënësit që do të mundësohet transporti, ndërsa mësuesit që kanë dhënë mësim në shkollat që do të mbyllen do të sistemohen në profilet e veta në shkollat pritëse.

Njësia Administrative e Blinishtit do të ketë edhe numrin më të lartë të objekteve arsimore që mbyllen duke nxitur në të tjera migrime në mënyrë që të jenë më pranë shkollave dhe arsimimin e fëmijëve të tyre. Më poshtë është edhe lista e shkollave 9 vjeçare që do të mbyllen sipas fshatrave dhe Njësive Administrative.

Shkollat që mbyllen në të gjithë Bashkinë e Lezhës.

Shkolla 9 vjeçare Gramsh – Njësia Administrative Dajç

Shkolla 9 vjeçare Gocaj – Njësia Administrative Balldren

Shkolla 9 vjeçare Baqel – Njësia Administrative Blinisht

Shkolla 9 vjeçare Kodhel – Njësia Administrative Blinisht

Shkolla 9 vjeçare Fishtë – Njësia Administrative Blinisht

Shkolla 9 vjeçare Krajen – Njësia Administrative Blinisht

Shkolla 9 vjeçare Dragushë – Njësia Administrative Dajç

Shkolla 9 vjeçare Shkëmbi i kuq – Njësia Administrative Balldren

Shkolla 9 vjeçare Merqi – Njësia Administrative Kallmet

Pas