Pak kohë më parë Iker Casillas pësoi një sulm në zemër, por fatmirësisht mjekët arritën të normalizonin gjendjen e futbollistit.
Ndërkohë, për portierin janë shtuar dyshimet nëse ai do të vijojë të jetë pjesë e futbollit aktiv.
Përmes një postimi në “Twitter”, Casillas ka kërkuar nga tifozët liri zgjedhjeje dhe se aktualisht nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.
“Përshëndetje të gjithë. Në pension … do të vijë dita kur do të dal në pension. Ju lutem më lejoni ta marr atë vendim kur të vijë momenti. Por tani për tani, kam nevojë për paqe, Dje kam pasur një kontroll me Dr. Filipe Macedo dhe të gjitha ishin mirë. Ky është lajmi i madh që dua të ndaj me të gjithë ju!”-shkruan Casillas, i cili praktikisht, një mesazh të tillë e përcolli edhe pak ditë më parë.
“E njëjta gjë si statusi i një muaji më parë, përveç pjesës për rishikimin e gjendjes me mjekun. Më shumë se çdo gjë, sepse unë kam vizitën nesër, një përqafim për të gjithë.”-shkruante Casillas më 17 maj./ Opinion.al E.Xh.