Portieri i Spanjës, Iker Casillas akuzohet për pastrim parash dhe shmangi të taksave.
Autoritetet portugeze kontrolluan shtëpinë e ish-portierit të Portos si pjesë e një hetimi që ka përfshirë disa futbollistë, klube futbolli, avokatë dhe agjentë futbollistësh.
Ndërkohë, Casillas është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se është i qetë dhe se respekton proceduart e hetimit ndaj tij.
“Uroj që transparenca të prekë këdo dhe çdo cep të futbollit”, ishte reagimi i portierit spanjoll, i tërhequr vetëm pak javë më parë nga sporti./ Opinion.al