Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare ka marrë çmimin si drejtori sportiv më i mirë i vitit 2017.
Juria e përbërë me specialist të futbollit të kanalit “Sportitalia” ka përzgjedhur Taren si drejtorin më të mirë sportiv të Seria A për vitin 2017.
Të gjithë votuesit kanë vlerësuar punën që Tare ka bërë në krye të Lazios si drejtor sportiv.
Igli Tare është konfirmuar si një drejtues inteligjent dhe për këtë ka fituar simpatinë e tifozëve të klubit, por edhe të gjithë tifozëve në Itali.