Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

IFC shpall lëvrimin e kredisë korporative për Grupin BALFIN, për zgjerimin e TEG

2022/12/05 at 12:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
IFC shpall lëvrimin e kredisë korporative për Grupin BALFIN, për zgjerimin e TEG

International Finance Corporation (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do të lëvrojë një kredi korporative për Grupin BALFIN, një nga grupet kryesore të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të rifinancojë zgjerimin e qendrës tregtare Tirana East Gate, e njohur më mirë me akronimin TEG.

Miratimi është marrë pas një procesi vlerësimi të përpiktë të shëndetit financiar të Tirana East Gate dhe kontributit të saj në qëndrueshmërinë mjedisore dhe sociale. Edhe Grupi BALFIN kaloi një kontroll rigoroz para se të merrej vendimi. Kredia do të përdoret për të rifinancuar investimet e reja në qendrën tregtare për zgjerimin dhe rinovimin e saj dhe prodhimin e energjisë së gjelbër nëpërmjet paneleve diellore.

TEG, i themeluar në vitin 2011 nga Grupi BALFIN, është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri. TEG krijon frymëzimin e nevojshëm për një mënyrë jetese moderne siç sugjerohet nga shumë marka të njohura ndërkombëtare të përhapura në sipërfaqen e saj. Arkitektura e tij, ndriçimi natyror dhe instalimi i paneleve diellore do ta bëjnë atë shumë efikas në energji, ndërsa praktikat e tij të përgjegjshme të funksionimit janë miqësore me mjedisin.

Sot, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy palëve pranë mjediseve të TEG, ku të pranishëm përveç presidentit të Grupit BALFIN Samir Mane, ishin edhe aksionerët e tjerë të qendrës tregtare, Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit BALFIN u shpreh me mjaft optimizëm se: “Kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë se Grupi Balfin është në rrugën e duhur për t’u bërë një forcë ndryshimi në industritë ku operon. Arritjet tona të deritanishme na bëjnë të sigurt në investimet tona të ardhshme ndërsa mbështetja e IFC-së është një garanci shtesë për suksesin tonë”.

Edhe Rana Karadsheh-Haddad, Drejtoresha Rajonale e IFC-së për Evropën, u duk entuziaste: “Ne jemi të lumtur që jemi partnerë me Grupin BALFIN dhe mbështesim investimet në infrastrukturën e shitjes me pakicë të vendit, duke krijuar vende pune, shërbime të reja dhe mundësi në të gjithë vendin. Me këtë investim ne po përcjellim gjithashtu besimin tonë në perspektivat afatgjata për zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë” – tha ajo.

IFC është anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe fokusohet në avancimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e jetës së njerëzve duke inkurajuar rritjen e sektorit privat në vendet në zhvillim. Bashkëpunimet e saj shënojnë një prani të shtuar të IFC-së në rajon, duke e kualifikuar Grupin BALFIN për një financim afatgjatë dhe duke e konsideruar TEG një ndërtesë të gjelbër.

Ju sugjerojmë

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
Aktualitet

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

10 Maj, 2025 12:46 pm
Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
Aktualitet

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

10 Maj, 2025 12:43 pm
Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve
Aktualitet

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve

10 Maj, 2025 12:38 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ: Mbërrijnë mbi 181 mijë zarfe me votat e diasporës

10 Maj, 2025 12:24 pm
Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
Rajoni

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

10 Maj, 2025 12:05 pm
Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
Bota

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

10 Maj, 2025 11:58 am
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali

10 Maj, 2025 11:44 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
“Giro d’Italia” në Vlorë/ PS i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit
Aktualitet

“Giro d’Italia” në Vlorë/ PS i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit

10 Maj, 2025 11:29 am
Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…
Aktualitet

Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…

10 Maj, 2025 11:07 am
Para
Shikonin dhe shisnin filma koreano-jugorë, ekzekutohen adoleshentët në Korenë e Veriut

Shikonin dhe shisnin filma koreano-jugorë, ekzekutohen adoleshentët në Korenë e Veriut

Buzëqeshi festave!

Buzëqeshi festave!

Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturën, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

TE FUNDIT

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
10 Maj, 2025

Në Lezhë ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 13, në kuadër të procesit të votimit që...

Lexo më shumë

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
10 Maj, 2025

Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka reaguar ditën e sotme lidhur me mbylljen e fushatës së partive politike...

Lexo më shumë

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve
10 Maj, 2025

Një ditë para se shqiptarët t’ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do i drejtojë për katër...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ: Mbërrijnë mbi 181 mijë zarfe me votat e diasporës

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
10 Maj, 2025

Ndërkohë që na ndajnë më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, ku shqiptarët do të zgjedhin,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com