Kryesore

Idrizi pas takimit me Ballën: S’do jetë president i njëanshëm, koha për emra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 13/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi është prononcuar për mediat pas takimit që pati me Taulant Ballën, në kryesinë e Kuvendit, për zgjedhjen e presidentit të ri.

Idrizi u shpreh se kishin gjetur vullnet të mirë dhe kishin rënë dakord se presidentit nuk do të ishte i njëanshëm. Ndër të tjera kreu i PDIU është shprehur se ka ardhur koha për të dalë me propozime dhe emra konkretë.

Theksuam që presidenti duhet të jetë një person thellësisht me eksperiencë politike. Është njeriu që përfaqëson unitetin e kombit. Sigurisht që një president që mbart konsensus do ta luante shumë më mirë këtë rol. Gjetëm një vullnet të mirë vlen për të verifikuar këtë gjë, që nuk do të kemi një president të zgjedhur njëanshëm nga mazhoranca. Do të ftoja të gjitha palët që ne kërkojmë një president për palët dhe duhet të na bashkojë figura. Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e PS-së që ka ardhur koha të flasim me emra konkretë. Duhet t’i japim shqiptarëve një president me peshë publike sepse politika shqiptare krijon shumë kriza. I ftoj të gjitha palët që të bashkohemi tek të gjitha prerogativat kushtetuese që kërkohen për Presidentin e Republikës”,-tha Idrizi.

Pas