Shpëtim Idrizi, kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, thotë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre lidhur me çështjen çame, atëherë mund të largohen nga qeveria.
“Nëse ne nuk na duan, ne nuk kemi më dilemë, para kauzave tona nuk vendosim asgjë. Përpara Shqipërisë nuk mund ta vendosim dot partinë. Bashkë me grupin do vlerësojmë ecurinë e marrëveshjes dhe do diskutojmë me mazhorancën, alternativat janë të hapura”, tha sot Idrizi, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PDIU.
Në vijim ai shtoi se kauzat për Shqipërinë janë më të rëndësishme se partia. Idrizi kritikoi edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati lidhur me vizitën e tij në Greqi, ku tha se ndihet i zhgënjyer. “U ruajt standardi i çështjes çame. Nëse nuk ruhej, sot ne do të ishim automatikisht në opozitë sepse për ne nuk ka asgjë më të shenjtë se kauza që na bashkon.