Aktualitet

Idrizi: Kemi një marrëveshje me PD, preferoj të kandidoj në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 10/02/21 |
Semiljana Azizi

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi pas një takimi me kryetarin e PD Lulzim Basha, bëri të ditur se nuk ka asnjë dyshim që forca politike që ai përfaqëson do të jetë në krah të PD në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai u shpreh se tashmë mes PDIU dhe PD ka një marrëveshje që do të bëhet e ditur në vijim.

Janë diskutime që bëhen pikërisht për të caktuar valencat por dhe atë sinergji të nevojshme. Nuk ka asnjë dyshim që PDIU do të jetë në krah të PD-së dhe që do të ketë një marrëveshje, kjo është e qartë. Në fakt, ne po bëjmë një diskutim shumë më të gjerë se sa kaq, nuk kemi ecur me idenë për lista të sigurta dhe të pasigurta. Është një listë e opozitës së bashkuar ku primatin e ka PD. Ne i kemi vendosur piketat në ato zona ku PDIU ndihmon për të prodhuar mandatet për opozitën e bashkuar”, tha Idrizi.

I pyetur nëse ka një marrëveshje, kreu i PDIU, u shpreh: “Sigurisht edhe për PDIU është dizenjuar një marrëveshje dhe do të ketë një moment formal të nënshkrimit të saj”.
Idrizi tha ndër të tjera, se ai vetë preferon të kandidojë në qarkun e Tiranës.
Unë për shumë arsye edhe për aktivitetin tim sigurisht që preferoj të jem në Tiranë, këtu e kam zhvilluar aktivitetin tim. Besoj do jem në Tiranë”, tha Idrizi./Opinion.al

Pas