Kreu i PDIUsë, Shpëtim Idrizi duke i kujtuar qeverisë shqiptare dhe diplomacisë sonë të jetë dinjitoze në raport me historinë dhe zgjidhjen e çështjes çame iu drejtua me një mesazh ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
“Meqenëse the andejkëndej në shtypin grek se cështja came vdiq, nuk ekziston, ishin vetëm 150 vetë në protestë që të pritën, po të them se herën tjetër kur të vish do të të rezervojmë një pritje më të ngrohtë, do të presim me 150 mijë vetë në shesh” – tha Idrizi gjatë takimit të Shoqatës Camëria. Ai e ka cilësuar atë si njeri qesharak, që i kujton Baron Portokallin.
“Këtë më kujton ministri i Jashtëm grek, sillet si fëmija i përkedhëlur, që kur është te lagjja tjetër rri urtë, kur kthehet te lagja e vet flet brockulla, kthehet në shtypin grek e thotë se cështja came vdiq, camët nuk ekzistojnë” tha ai.