Eshtë identifikuar trupi i pajetë që u gjet në Zvërnec më 9 Mars. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Luan Isai 32 – vjeç kishte lindur në fshatim Gjorm dhe banonte në lagjen “Pavarësia” të Vlorë. Ai rezultonte i zhdukuar që prej datës 15 Shkurt. Identiteti i Isait u zbulua falë analizave të AND –së.
I riu, i cili mësohet se ishte pronar i një bilardoje në qytetin e Vlorës kishte qëndruar për një kohë të gjatë në ujërat e detit, e për këtë arsye identifikimi i tij nuk ishte i mundur të bëhej më parë.
Mbeten ende mister shkaqet për vdekjen e tij.
Trupi i dekompozuar i Luan Isait u gjet orët e para të mëngjesit të 9 Marsit nga peshkatarë të zonës.