Është identifikuar minatori që humbi jetën në galerinë e një miniere kromi në fshatin Lajthizë të Tropojës.
Ai është 41-vjeçari Adil Dautaj, banues në Tropojë, i cili është nxjerrë I pajetë nga miniera. Informacionet paraprake flasin edhe për një tjetër minator brenda galerisë, që ende nuk është arritur të nxierret, ndërsa 4 minatorë të tjerë gjithashtu të mbetur të bllokuar janë arritur të nxirren nga galeria të gjallë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 11:55, teksa 6 minatorët kanë qenë duke punuar brenda./Opinion.al