Kronikë

Identifikohet autori që qëlloi me armë ndaj policëve në Vlorë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:07 - 03/09/22 |
Opi Nion

Policia ka identifkuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar për ngjarjen e Vlorës mbrëmjen e së premtes. Është fjala për shtetasin me inicialet D.H, i cili përdoret edhe dy emra të tjerë, ai që dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj dty efektivëve të policisë, për motivëe të dobëta.

Njëkohësisht është sekuestruar automjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Partizani”, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri nga një automjet tip “Volksëagen”, në drejtim të një automjeti “Audi”, më të cilin udhëtonin 2 punonjës policie, jashtë shërbimit, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit: D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, rreth orës 19:40 të mbrëmjes së djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., 25 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., 27 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë gjetën të braktisur, në lagjen “Partizani”, Vlorë, automjetin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas