Kronikë

Identifikohet autori i dyshuar i ekzekutimit të 19-vjeçarit në Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:31 - 22/09/22 |
Opi Nion

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim  shtetasin Bajram Çekorja si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Erjon Xhenje.

Sipas BalkanWeb.  policia nuk ka prova deri me tani për autorin, por nga burime në rrugë operative pohuan se ka dyshime se autor është Bajram Çekorja.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë të implikuar në vrasjen e shtetasit Erjon Xhenje. Dy personat e tjerë, njeri mendohet se ka qenë në motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e ngjarjes.

17 ditë përpara vrasjes së 19-vjeçarit Xhenje u vra shtetasi Ismer Çekorja, babai i Bajram Çekores. Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij përmes një deklarate në media duke thënë se lidhur me dyshimet në katër vitet e fundit për ngjarjet kriminale është i pafajshëm dhe se nuk ka frike hajdutë lopësh. Katër ditë pas kësaj deklarate Ismet Çekorja u vra ndërsa ka dyshime se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe shtetasi Shkelzen Xhenje, djali i xhaxhait i Erjon Xhenje që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit teksa ndodhej në një lokal. Kjo vrasje mendohet se është një hakmarrje e pastër pas vrasjes se Ismet Çekores.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të vrasjes se 19-vjeçarit, por edhe hetimet për vrasjen e Ismet Çekores.

Pas