Kronikë

Identifikohen autorët që plagosën dy të rinjtë në Mamurras, dy në pranga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:20 - 19/05/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar  nga policia pasi akuzohen si autorë të plagosjes së ndodhur më 17 maj në Mamurras.

Autoritetet sqarojnë se ka vënë në pranga dy kushërinjve, N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin. Ndërkohë qe vijon puna për kapjen e autorit kryesor, shtetastit E. N.

Policia njofton se; “Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z”,

Njoftimi i plotë i policisë

Në vijim të punës së kryer nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për zbardhjen e plagosjes me armë të dy të rinjve, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të DVP Lezhë, kanë vijuar pandërprerë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe falë një pune profesionale dhe të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i dy kushërinjve, konkretisht:

-N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin.

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetastit E. N.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale në ngarkim të tyre “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim./ Opinion.al

Pas