Kanë mjaftuar vetëm pak orë nga publikimi i lajmit se kreu i Prokurorisë së Përgjithshme është kërcënuar në celularin e tij, për t’u identifikuar autorët e këtij kërcënimi.
Referuar ‘News 24’, kërcënuesit i përkasin një grupi kriminal, por emrat nuk bëhen të ditur.
Mësohet se për mbrojtjen e kryeprokurorit Llalla, janë caktuar tre grupe të gatshme. Si dhe në institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme gjatë gjithë kohës janë të pranishme forcat e Gardës së Republikës.
Kryeprokurori, gjatë ditës së sotme, ka qëndruar në zyrën e tij deri në orët e pasdites.
Dyshohet se autorët e kërcënimit janë pjesë e një grupi kriminal të njohur për gjobvënie.
Hetimi në lidhje me kërcënimin e kreyprokurorit Llalla, për shkak të sekretit hetimor, është përqëndruar në duart e një grupi shumë të vogël prokurorësh dhe hetuesish.