Kronikë

Identifikohen autorët e vrasjes te Kodra e Diellit, në kërkim dhe dy shtetas kosovarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 30/11/22 |
Opi Nion

Policia ka zbardhur vrasjen e ndodhur një muaj parë të Briken Sanajt te vendi i quajtur Kodra e Diellit në Tiranë. Sipas autoriteteve janë shpallur në kërkim tre persona si dhe iu është caktuar masa e sigurisë “arrest me bug” në mungesë.

Personat e shpallur në kërkim janë Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Gjelosh Krasniqi 49 vjeç, lindur dhe banues në Peje, i dyshuar pë veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

Kened Antoni 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi Kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin e markës Mercedes Benz shtetasit Kosovar Gjelosh Krasniqi me date 24.10.2022 dhe po në këtë datë këta shtetas e kanë futur automjetin në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Vladimir (Valmir) Kolës, i cili e ka perdorur për realizimin e vrasjes së Briken Sanajt dhe më pas e ka braktisur dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, sëbashku me armën e krimit.

Për autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë kryer kërkime, si dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar e tyre dhe në bashkëpunim me policitë homogole, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas