Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ide/ Ushqimet që mund t’ju jepni fëmijëve në shkollë

2016/10/01 at 7:45 PM
në -Shëndeti, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ide/ Ushqimet që mund t’ju jepni fëmijëve në shkollë

Fëmijët kanë nevojë që të ushqehen mire dhe në mënyrë të shëndetshme, pasi kjo ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e tyre, por edhe në përqendrimin e tyre në procesin mësimor. Ushqimet e konservuara, me ngjyrues të shumtë, me sheqerna, ndikojnë keq në shëndetin e fëmijëve dhe në zhvillimin e tyre.

Gjatë kohës që fëmijët janë në shkollë truri ka nevojë për më shumë ushqim sesa kur janë me pushime, pasi edhe energjia që harxhon organizmi është më e madhe.

Fëmijët kanë nevojë që të ushqehen me ushqime të freskëta, të përgatitura në shtëpi, pa konservues apo ngjyrues, për lëngje frutash të freskëta, për qumësht 2 herë në ditë, për fruta dhe perime të stinës, etj. Fëmijët nuk duhet të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes pasi ai është vakti që i furnizon ata me energji për gjithë ditën. Fëmijët kanë nevojë për ushqim të mirë edhe në kohën e pushimit të madh.

Mos u jepni fëmijëve patatina dhe molto, pasi ato nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, madje përbërësit e tyre janë të dëmshëm dhe toksikë për organizmin. Zëvendësojini ato me sanduiçë (feta buke te mbushura sipas dëshirës) të freskët, me sallatë jeshile apo perime të stinës.

Sot është e mundur që të gjesh qese apo kuti në të cilat mund të vendosësh copëza të prera karotash, kastravecësh, specash të kuq, rrush, mollë dhe nëpër kavanoza të vegjël qelqi me kapak mund të vendosim puding, sultiash apo kos shtëpie me fruta stine. Fëmijëve tanë u pëlqejnë frutat dhe unë kam mësuar që disa fruta t’i thaj/pjek në furrë e më pas t’i përdor kur nuk mund t’i gjesh të freskëta. Gjithashtu, një ide e mirë për të ruajtur disa fruta verore për në stinën e dimrit është ngrirja dhe ruajtja e tyre në ngrirësin e frigoriferit. Në këtë rast i referohem boronicave dhe manaferrave, të cilat pasi i pastrojmë, i lajmë, i kullojmë dhe i ruajmë në qese apo kuti plastike në ngrirës.

Kur duam t’i përdorim në dimër, i nxjerrim 30 minuta më parë nga frigoriferi dhe i hedhim mbi drithërat e mëngjesit, në lëngun e frutave të fëmijëve apo edhe në pudingun e pushimit të madh. Tani që është stina e mollëve dhe e dardhave, unë i pastroj, i laj, u heq pjesën e brendshme dhe i pres në feta të holla.

Në një tas qelqi hedh lëngun e një limoni të shtrydhur, 1 lugë kafeje kanelle pluhur dhe 2 lugë gjelle mjaltë. I përziej mire derisa të bëhen një masë dhe me një furçë kuzhine lyej frutat e prera në feta, të cilat më parë i kam vendosur në një tepsi të cekët të shtruar me letër pjekjeje kuzhine. I vendos në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 50 gradë Celsius dhe i lë të piqen/thahen nga lëngu i tyre për 8 orë. Pasi frutat ftohen, I vendos me shtresa nëpër kavanoza qelqi dhe i ruaj në frigorifer. Fëmijët i shijojnë shumë kur i marrin këto fruta me vete në shkollë. Uroj dhe shpresoj me zemrën e një mikeje që të jeni mirë dhe plot energji për të përmbushur me sukses dhe entuziazëm misionin e bukur, të vështirë dhe unik të prindërimit! /living

Etiketa: femijeshkolleushqim

Ju sugjerojmë

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë
Bota

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

16 Gusht, 2025 7:28 pm
12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës
Aktualitet

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

16 Gusht, 2025 6:49 pm
Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
Rajoni

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

16 Gusht, 2025 6:32 pm
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Takimi Trump-Putin/ Berisha: Alaska një Samit historik

16 Gusht, 2025 6:17 pm
Trumpi pa marrëveshje, Putini me tapet të kuq
Bota

Trumpi pa marrëveshje, Putini me tapet të kuq

16 Gusht, 2025 5:50 pm
Mbrojtja sociale dhe arsimi, shpenzimet kryesore në buxhet
Aktualitet

Mbrojtja sociale dhe arsimi, shpenzimet kryesore në buxhet

16 Gusht, 2025 5:31 pm
Melania Trump rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara
Bota

Melania Trump i dërgon letër Putinit për fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina

16 Gusht, 2025 5:17 pm
Ulet interesi për degën e Mjekësisë/Në garë 40% kandidatë më pak se vitin e kaluar
Aktualitet

Ulet interesi për degën e Mjekësisë/Në garë 40% kandidatë më pak se vitin e kaluar

16 Gusht, 2025 4:58 pm
Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin
Bota

Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-Putin

16 Gusht, 2025 4:31 pm
Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë
Aktualitet

Thethi i rikthehet normalitetit/ Perla shqiptare pushtohet me vizitorë

16 Gusht, 2025 4:15 pm
Para
Foto/Makineritë e rënda në Valbonë. Banorët: Ju lutemi, ndaleni masakrën

Foto/Makineritë e rënda në Valbonë. Banorët: Ju lutemi, ndaleni masakrën

Video-ekskluzive/ Masakrohen me gurë tifozët e Partizanit në stadiumin e Kukësit

Video-ekskluzive/ Masakrohen me gurë tifozët e Partizanit në stadiumin e Kukësit

Replika/Drejtori i Spitalit Kavajë: Parid Cara do largohet nga PS. Politikë me jetën e 13 vjeçarit

Replika/Drejtori i Spitalit Kavajë: Parid Cara do largohet nga PS. Politikë me jetën e 13 vjeçarit

TE FUNDIT

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë
16 Gusht, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Alaskë ishte “në kohë dhe shumë...

Lexo më shumë

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës
16 Gusht, 2025

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky...

Lexo më shumë

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
16 Gusht, 2025

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë...

Lexo më shumë

Takimi Trump-Putin/ Berisha: Alaska një Samit historik

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
16 Gusht, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rraguar lidhur me samitin e mbajtur në Alaska mes presidentit të SHBA-së, Donald...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com