Në intervistën e parë si lojtar i PSG vetëm pak javë pas largimit nga Interi, Mauro Icardi, rrëfeu se arsyeja përse shkoi në Paris ishte të fitonte trofe. Duke thumbuar ish-skuadrën e tij, Interin, Icardi tha se “luajti 7 vjet atje, por në fund e kuptoi se nuk fitoi asgjë”.
“Kjo ishte arsyeja përse erdha në Paris, për të fituar trofe”, tha sulmuesi.
Ai tha se është i vetëdijshëm se për ta bindur klubin ta blejë në fund të sezonit, duhet të japë gjithmonë më të mirën.
Gjithashtu ai foli edhe për marrëdhënien me Lionel Mesin dhe spekulimet se ylli i Barcelonës ka gisht në lënien e Ikardit jashtë Kombëtares. Ky i fundit mohon gjithçka, duke e vlerësuar Mesin jo vetëm si lojtarin më të mirë në botë por dhe si njeri./Opinion.al