Kryesore

Ibrahimaj: Siguracionet e shqiptarëve do të njihen në Kosovë dhe anasjelltas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 24/11/21 |
Opi Nion

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, qytetarëve të të dy shteteve do t’ju njihen siguracionet.

Ajo tha se shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe kosovarëve që jetojnë në vendin tonë do t’u njihen pensionet, trajtimet financiare pas lindjes etj. Njohja sipas ministres, do të bëhet për të gjitha periudhat e sigurimeve.

Kemi nënshkruar një marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet ditën e premte. Marrëveshja ka të bëjë me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë dhe ka të bëjë për njohjen e siguracioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është e rëndësishme, sepse kështu do u njihen kontributet në të dyja vendet.

Pra, nëpërmjet kësaj marrëveshje të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë do të përfitojnë për trajtimet për lindje, aksidente në punë dhe do të përfitojnë nga pensionet e pleqërisë, invalitetit në të dyja vendet. Janë 3100 shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje. Njohja do të bëhet për të gjitha periudhat e sigurimeve”,-tha Ibrahimaj./Opinion.al

Pas