Aktualitet

Ibrahimaj: Nesër do nisë eksporti i vajit të lulediellit nga Maqedonia e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:28 - 09/05/22 |
Opi Nion

Që prej ditës së nesërme Shqipëria do të marrë furnizime me vaj luledielli nga Maqedonia e Veriut.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një konferencë të përbashkët me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Gjatë fjalës së saj Ibrahimaj theksoi se në takim u diskutua mes të tjerash edhe në lidhje me rritjen e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve si dhe lehtësimin e tregtisë me Shkupit e Tiranës.

“Në kuadër të nismës “Open Balkan” ne kemi marrë disa vendime për lehtësimin e tregëtsisë, lëvizjes së njerëzve, të punës dhe kemi në plan të marrim hapat që do të lehtësojnë integrimin në BE. Sot biseduam me detaje për efektet që kriza ekonomike ka sjellë. Kanalet e tregtisë janë kryesore për furnizimin e popullatës me produket që janë jetike. Me Maqedoninë e Veriut, dua të falenderoj ministrin pasi nesër RMV merr vendimin që do të çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë. Produkt që siç kemi bërë të ditur importohej nga ukraina dhe ka pasur një mungesë në tregjet ndërkombëtare dhe kjo ka qenë aryeja që çmimet kanë qenë të larta”-tha Ibrahimaj.

Pas