Kryesore

Ibrahimaj: Kompanitë nuk do kenë marzh fitimi, çmimet nuk i kontrollojmë dot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:06 - 18/03/22 |
Opi Nion

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ajo e Bujqësisë, Frida Krifca kanë dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të imputeve bujqësore.

Ibrahimaj tha se bordi i monitorimit dhe transparencës është mbledhur sot me qëllim ndalimin e abuzimeve të çmimeve të produkteve.

Bordi do të ketë si detyrë monitorimin e kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët kryesorë dhe monitorimin e marzheve të fitimit.

Sipas ministres, do ketë një mekanizëm që do përcaktojë si do kontrollohen tregtarët me pakicë që të mos ketë abuzime.

“Sot është mbledhur bordi i monitorimit dhe transparencës së çmimit ët produkteve të shportës. Nesër do vijojmë takimet me qëllim mbylljen e një procesi për instrumentin që do bëjë transparencë për çmimet e produkteve të shportës në pikat e tregtimit me pakicë. Kjo është situatë e pazakontë, në të cilën ne nuk do të donim të ndërhynim dhe që ka nevojë për monitorim. Jo që ka patur abuzim, por lufta krijon pasiguri dhe ka bërë që të ketë rritje të larta të çmimeve për disa produkte të shportës. Këto çmime jo në të gjitha rastet tregojnë për rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi i bordit është përcaktimi i instrumentit që do kontrollojë çmimet dhe nuk do lejojë që të rriten në mënyrë jokonsistente me ato të importit. Tregu nuk monitorohet lehtë, disa prej tregtarëve janë importues direkt, disa janë përpunues e disa paketues e shitës. Bordi do të ketë si detyrë monitorimin e kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët kryesorë dhe monitorimin e marzheve të fitimit. Kompanitë prezentë në mbledhjen sot kanë dhënë dakordësi për të patur marzh fitimi minimal mbi produktet bazë, më të rëndësishme. Ne nuk mund të kontrollojmë çmimin, vjen nga inflacioni i importuar. Në vijim do informojmë mbi të gjithë aktivitetin e bordit dhe instrumentin e monitorimit. Do ketë një mekanizëm që do përcaktojë si do kontrollohen tregtarët me pakicë që mos lejojmë abuzim. Kemi vendosur një garanci që do përdoret nga tregtarët kryesorë që të garantojnë blerjet e tyre që produktet të mos mungojnë në një periudhë afatmesme”, tha ministrja Ibrahimaj.

Pas