Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ibrahim Licin s’e njohim”, zbardhet dëshmia e 4 efektivëve: Prioritet kishim të plagosurit që ishin ende gjallë! 

2024/11/22 at 2:23 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ibrahim Lici mori dy plumba? Detaje nga hetimi i masakrës në Shkodër: Kontrolle edhe në Fier e Vlorë 

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka liruar nga paraburgimi 4 efektivët e policisë të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore lidhur me ngjarjen e rëndë në Dobraç më 30 tetor ku u vranë katër persona.  

Kështu efektivët e forcave “Shqiponja” inspektor Blerim Kurmekaj 45 vjeç, Viktor Logu 33 vjeç me detyrë patrullë e përgjithshme e forcës “Shqiponja” dhe inspektor Julian Sterkaj si dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë trupë shërbimi u lanë me masën “detyrim paraqitje” nga gjykata. 

Ndërkohë gjykata vendosi gjithashtu “ndalim dalje jashtë shtetit” për 4 efektivët si dhe janë pezulluar nga detyra deri në hetimin e plotë të kësaj çështjeje.  

Gjatë seancës katër efektivët kanë dhënë dëshminë e tyre teksa mësohet se kanë deklaruar se ata nuk e kanë njohur se kush është personi i tretë për të cilin flitet dhe nuk e kanë ditur se a ka qenë apo jo në automjet me viktimat dhe nëse ka qenë apo jo i plagosur. 

“Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standard. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty. Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor por për vrasje me armë zjarri. Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht. Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është. Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë”, mësohet të kenë thënë katër policët e dyshuar që gjykata i liroi. 

Katër efektivët e policisë “Shqiponja” në Shkodër u arrestuan nga AMP si të dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” në lidhje me atentatin e 30 tetorit. Sipas AMP 4 policët nuk kanë respektuar procedurat standard të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.  

Ju sugjerojmë

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
Aktualitet

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

13 Korrik, 2025 3:38 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

13 Korrik, 2025 3:24 pm
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
Aktualitet

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

13 Korrik, 2025 3:06 pm
Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
Aktualitet

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

13 Korrik, 2025 2:01 pm
Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë
Aktualitet

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

13 Korrik, 2025 1:44 pm
Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…
Aktualitet

Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…

13 Korrik, 2025 1:33 pm
OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
Aktualitet

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

13 Korrik, 2025 1:13 pm
Para
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 

Plagosi të riun te “Qyteti Studenti”, arrestohet 19-vjeçari. Procedohet edhe ai që i shiti thikën 

Plagosi të riun te “Qyteti Studenti”, arrestohet 19-vjeçari. Procedohet edhe ai që i shiti thikën 

Një nga shokët policë të Klaudio Prendit ndoqi autorët! Del video e re e atentatit 

Një nga shokët policë të Klaudio Prendit ndoqi autorët! Del video e re e atentatit 

TE FUNDIT

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
13 Korrik, 2025

Është një mrekulli e natyrës në jug të vendit tonë. Vjosa që tashmë është park kombëtar, ndërsa një pjesë e...

Lexo më shumë

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Korrik, 2025

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident rrugor, në të cilin humbi...

Lexo më shumë

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
13 Korrik, 2025

Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar gjatë dhjetëditëshit të dytë të korrikut. Pushues...

Lexo më shumë

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
13 Korrik, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur” në luftën e saj në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com