Aktualitet

Ia nisi kolegia me e-mail, pagat e shqiptarëve u shitën për 20 mijë lekë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 07/01/22 |
Opi Nion

Databaza e pagave të qytetarëve shqiptarë është shitur kundrejt një shpërblimi prej 20 mijë-30 mijë lekëve.

Referuar dosjes hetimore të dhënat Andi Agaraj i ka marrë nga kolegia e IT, Eni Qirjako përmes e-malit zyrtar të punës.

Më pas ai i ka kaluar me e-mail në programin Wetransfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës, i ka kopjuar në CD dhe ia ka dhënë dorazi përmbaruesit, Klodian Sota.

Dosja hetimore

Ne date 21.10.2020, liste pagesat e muajit shtator 2020. Ne date 25.11.2020 listë pagesat e muajit tetor 2020. Ne date 25.01.2021, liste pagesat e dhjetorit 2020. Ne date 24.02.2021 liste pagesa e janarit 2021. Me date 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe ne date 22.10.2021 liste pagesat e muajit shtator 2021. Keto te dhena i janë derguar nga adresa zyrtare e punes eni [email protected] ne adresen e andi agarai(@akshi.gov.al rezulton nga këqyrja në programin Wetransfer.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit te IT ne sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës qe nga viti 2013 ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve Tirane. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, te dhënat qe i kam marre nga shtetesia (kolegia Eni Qirjako, te nxjerra nga databasa e SISTEMIT CATS”, Drejtorisë së Përgjithsme të Tatimeve dhe ia ka dhënë Klodian Sotës.

Shtetasit Klodian Sota ia ka dhene materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako ne te gjitha rastet kundrejt vleres 20.000 lekë.

Nga hetimi eshte konstatuar se këto te dhena pasi shtetasia Eni Qirjako, ia kalonte me email ne programin WETRANSFER i ka shkarkuar ne kompjuterin e tij te punes dhe pastaj i ka kopjuar ne CD, dhe ja ka derguar dorazi ne periudha te ndryshme kohore shtetasi Klodian Sota”.

Gjithashtu nga veprimet hetimore eshte konstatuar me procesverbalin e sekuestrimit te dates 28.12.2021, policia gjyqesore i ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale shtetasit Klodian Sota nje “Hark Disk “te jashtem, ne te cilin dyshohet se gjenden te gjitha te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa c “SISTEMIT CATS”, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane te marre nga shtetasi Andi Agaraj.

Gjithashtu nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa e “SISTEMIT CATS të Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane, te marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjesi IT ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve, ja ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi, kundrejt një shpërblim prej 20.000 deri ne 30,000 leke.

Ne vazhdimesi te kryerjes se veprimeve hetimore ne kuadër te këtij procedimi penal, ka dyshime se shtetasi Endri Ikonomi, mundet te dëmtojë prova te cilat kane te bejne me provueshmërinë e faktit penal objekt hetimi, ne keto rrethana eshte bere ndalimi i shtetasve”.

Pas