KRUJË- Kryebashkiakut të Krujës i kanë vjedhur gjithçka. Armën e punës, portofolin dhe madje edhe vulën e bashkisë. Artur Bushi ka bërë një denoncim në polici duke deklaruar brenda një çnate ka patur sendet me vlerë e cila i ka humbur ose ia kanë vjedhur…
Prokuroria e Krujës nis hetimet për ngjarjen për e rëndë dhe pak të çuditshme. Bushi ende nuk ka sqaruar se pse në çanatë gjendej edhe vula e bashkisë?
Tashmë, humbja e vulës së Bashkisë së Krujës dhe armës së kryebashkiakut po hetohet nga Prokuroria e Krujës sipas variantit të deponuar nga z. Bushi. Por burime të rezervuara pohojnë se grupi hetimor i çështjes po heton edhe pista të tjera përveç asaj të paraqitur në kallëzim nga kryebashkiaku. /Gazeta Mapo/