Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij në rrjetet sociale të cilët shprehen të shqetësuar për ministrat teknikë që Rama ia la PD-së në qeverinë e tij.
“Ministra teknike por të gjithe pjese e kupoles Sali Berisha …? Kjo eshte thjesht nenshtrim ndaj Saliut”, i shkruan njëri prej tyre.
Rama i përgjigjet: “Arti, ne 25 qershor voto Partine Socialiste, te tjerat m’i ler mua pa asnje merak..”