Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ia kaluam Serbisë”,Rama: Jemi të parët në rajon për investimet në bujqësi

2021/06/30 at 6:13 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ankandi për parqet eolike i hapur, Rama: Kthehemi në eksportues energjie

Kryeministri Edi Rama ka folur për sektorin e bujqësisë në vendin tonë.  Rama tha nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, se Shqipëria është e para në rajon për investimet në sektorin e Bujqësisë.


Kreu i qeverisë u ndal tek programi për naftë falas nga i cili tha se kanë përfituar 20 mijë fermerë. Rama deklaroi se në katër vitet e ardhshme Shqipëria do të shkojë në kufirin e 1 miliard eksporteve bujqësore, nga 400 që është sot.

 “Menduam se është e rëndësishme ta ndajmë atë q është bërë edhe për të rritur më tej besimin dhe ndjeshmërinë ndaj këtij procesi që siç e tha dhe zotëria që foli si fermer në fillim u pa me shumë mosbesim. Nuk mund të shihej ndryshe përderisa kjo ishte kërkesë e kahershme. Por ne themi që atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi dhe në rast se jo gjithmonë arrijmë që atë që duam të bëjmë e bëjmë aq shpejt në kohë sa dëshirojmë, nuk do të thotë se harruam. Më vjen mirë që kemi disa prova të prekshme në këtë proces. 20 mijë fermerë kanë përfituar nga procesi. Sistemi i shpejtë dhe transparent i krijuar nga E-Albania funksionon për këdo që dëshiron të punojë dhe këdo që beson te ky sistem pavarësisht nëse është në qytet apo fshat. Kemi provën se në pak minuta me vetëm një dokument mund të aksesohet fondi i naftës pa akcizë dhe pa taksë karboni. Besoj shumë që UBT është një nga pikat më strategjike ku projektohet zhvillimi i vendit, ku jepet dija për një sektor që do shkojë duke u zhvilluar. Për çdo vajzë dhe djalë që vjen në këtë universitet ka mundësinë t’i krijojë vetes një fuqi të mjaftueshme për të hyrë në një treg që bëhet gjithmonë e më dinamik. Ka paragjykim për këtë universitet dhe për degë të caktuara, rektori dhe skuadra drejtuese kanë shqetësimin e rënies së interesit. Nëse arrijmë të përçojmë mesazhin dhe përmbajtjen e mesazhit në lidhje me të kundërtën, ky interes do të rritet. Jemi në kushtet ku Shqipëria ka hyrë në një tjetër hapësirë financimi dhe nga vendi i fundit që ishte në të gjithë rajonin tonë për thithje të fondeve, sot është në vendin e parë. Jemi vendi i parë në rajon për para të miratuara për Bujqësinë. Këto para kërkojnë dije për t’u marrë përmes projekteve të mirëshkruara ku përveç asaj që shkruan duhet të prodhosh. Që një sipërmarrje të funksionojë duhet të kesh njerëz të ditur. Eksperienca të harmonizohet me dijet. Performanca e këtyre sipërmarrjeve duhet të shkojë duke u rritur që të justifikojë kërkesën për fonde. Kemi vendosur një objektiv ambicioz për të shkuar në katër vitet e ardhshme në kufirin e 1 miliard eksporteve bujqësore. Sot jemi në 400. Dhe sot ne kemi mundësinë të synojmë për shumë më lart. Nëse e nisëm me 150 mln dhe vajtëm 400, kemi mundësinë ta çojmë në 1 mld. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që nëse i shfrytëzon si duhet asetet në fshat, të bëhet kampion në rajon. Sot ne jemi të parët në rajon. Kemi kaluar edhe Serbinë që është edhe vend i madh”, u shpreh Rama./ Opinion.al

Etiketa: Bijqesiaedi rama


Ju sugjerojmë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Bota

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

30 Dhjetor, 2025 2:43 pm
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Bota

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 Dhjetor, 2025 2:41 pm
Para
Gazetarja greke e pyet për raportet me Turqinë, Rama: Je xheloze?

Rama për bujqësinë: Dronë inteligjentë, do mbledhim informacion

Itali, humbin jetën 24 qytetarë nga COVID -19

Itali, humbin jetën 24 qytetarë nga COVID -19

Takoi Ramën dhe Bashën, pse zyrtari i lartë i DASH shmangu Metën

Takoi Ramën dhe Bashën, pse zyrtari i lartë i DASH shmangu Metën
















TE FUNDIT

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
30 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh...

Lexo më shumë

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
30 Dhjetor, 2025

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com