Një 41-vjeçar është arrestuar pasi i kishte vënë zjarrin banesës së babait të tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto” në Tiranë, ku 41-vjeçari me iniciale I. A ka djegur banesën e babait të tij.
Nga djegia e banesës nuk ka patur të lënduar ndërsa nuk bëhet ende me dije se çfarë e kishte shtyre 41-vjeçarin të merrte këtë akt.
Tashmë ai është i arrestuar nga policia dhe pritet të merret në pyetje. /Opinion.al