Kronikë

I vuri flakën zyrës së noterisë, kapet 41-vjeçari.Sekuestrohen veshmbathje dhe…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 07/06/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Sarandë, ku iu vu flaka zyrës noteriale të avokatit Aleko Anagnosti në Sarandë.

Sipas policisë, është arrestuar autori i dyshuar, 41 vjeçari Marjo Sinani, person me precedentë të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.1, Sarandë, ku është djegur zyra noteriale e avokatit me iniciale A. A.

Është kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në zyrën noteriale, një 41-vjeçar me precedentë të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 41-vjeçari ka vënë në zjarr në zyrën noteriale të avokatit në Sarandë. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga avokati në ambientet e zyrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Pas