Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Sarandë, ku iu vu flaka zyrës noteriale të avokatit Aleko Anagnosti në Sarandë.
Sipas policisë, është arrestuar autori i dyshuar, 41 vjeçari Marjo Sinani, person me precedentë të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.1, Sarandë, ku është djegur zyra noteriale e avokatit me iniciale A. A.
Është kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies në zyrën noteriale, një 41-vjeçar me precedentë të mëparshëm kriminal për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se 41-vjeçari ka vënë në zjarr në zyrën noteriale të avokatit në Sarandë. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga avokati në ambientet e zyrës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.