Kronikë

I vranë të birin në Vlorë, babai: Ka qenë i dënuar, por s’kishte konflikte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 21/08/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ekzekutimit të Xhulian Bullarit në Babicë të Vlorës.

Në një prononcim për mediat, por jashtë kamerave babai i tij është shprehur se ai u largua pasdite nga Tirana për të pirë kafe, por familjarët nuk e dinin që ai kishte konflikte me të tjerë.Po ashtu babai ka theksuar se Xhulian Bullari ka qenë i dënuar për dhënie ndihme në kalim të paligjshëm  të kufirit por nuk kishte azgjë që ta lidhte me Vlorën.

“Është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani të vëllai, pasi  donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, është shprehur ai jashtë kamerave.

Më pas, ai sqaron se automjeti ku u gjet trupi i pajetë i të birit ishte i tij, por për shkak të mospërfundimit të dokumentacionit, rezultonte në emër të personit nga kush 25-vjeçari e kishte blerë.

 25 vjeçari,  Xhulian Bullari është vrarë me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës mbrëmjen e kaluar. Ai u gjet i vdekur nga policia mëngjesin e sotëm, rreth orës 07: 35, në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto’ me targa false TR 3437 R, që rezulton në pronësi të një gruaje. Sipas ekspertizës mjeko ligjore 25-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar.

I riu është ekzekutuar me 3 plumba, një prej të cilëve e kishte kapur në kokë./Opinion.al

Pas